Dashuria dhe kafka

E Enjte, 10 May 2018 08:06

Charles Baudelaire

Dashuria ulet mbi kafkën
E Njerëzimit,
Dhe mbi këtë fron e poshtëron
Me të qeshur të pacipë,

Fryn gëzueshëm flluska rrumbullake
Që ngjiten ajrit,
Si për t`iu bashkuar botëve
Në fund të eterit.

Rruzulli me dritë e i brishtë
Ia merr vrullthi fluturimit,
Nxjerr e pështyn shpirtin e tij të dobët
Si një ëndërr të florinjtë.

Dëgjoj kafkën për çdo flluskë
Të lutet e gjëmojë:
-“Kjo lojë e pashpirtë është qesharake,
Kur do të pushojë?
Sepse çka goja jote shpirtzezë
Përndan në ajër,
Përbindëshe vrasëse, është truri,
Gjaku dhe mishi im!”

Përktheu : Anila Xhekaliu

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 08:24
Login to post comments