Shkodra mirëpret edicionin e 9-të të “A-FestFilmRozafa”, në garë 173 filma të animuar

E Enjte, 10 May 2018 09:39

Festivali që i jep vlere qytetërimit Shkodran, jo vetem në Shqiperi , por në të gjithe botën. Jane 103 shtete pjesmarë për konkurim ne festival.

 Festivali i filmit ndërkombëtar “A-FestFilmRozafa 2018” do të realizohet në qytetin e Shkodrës nga data 16 -23 maj. Festivali në edicionin e nëntë sjell një krijimtari të pasur me filma të animuar, artistikë por dhe dokumentarë. Gjatë periudhës përgatitore për festivalin mbërritën 1210 filma nga 98 shtete me shtrirje në 4 kontinentet. Organizatorët bëjnë me dije se nga një grup specialistësh janë përzgjedhur 173 filma të shkurtër dhe të gjatë të animuar, artistik dhe dokumentarë të ndarë në 16 programe. President i festivalit që do të mbërrijë në edicionin e nëntë është dramaturgu i njohur Stefan Çapaliku. Pjesë e grupit organizator të festivalit regjisorja dhe aktorja e njohur Merita Smaja pohon se festivali ka rëndësi jo vetëm për edukimin me kinemanë, por dhe për zhvillimin e aktiviteteve të tjera që janë pjesë e tij. “Festivali zhvillohet dhe vjen këtë edicionin për të edukuar ndjenjën e të bukurës, të teatrit, filmit, e gjithçka që ka të bëjë me artin fillon me fëmijërinë dhe nëse nuk është aty lodhemi kot më pas kur ata të jenë në gjimnaze, sepse nuk mund ta arrijnë. Unë kam vite që merrem me këtë projekt, u ndërpre një edicion, sepse nuk patën mundësi dhe po zhvillohet sërish. Të gjithë janë filma premierë dhe marrin pjesë nga vende të ndryshme të botës. Nga 173 filma ka të realizuar nga fëmijë, por dhe nga regjisorët. Përveç shfaqjes së filmave do të zhvillohen dhe workshope”, pohon regjisorja Smaja. Por nëse flitet sot për filmin për fëmijë, pak është bërë ndër vite. “Regjisorja e njohur Xhanfise Keko na vjen ndërmend sepse është e vetmja që është marrë më fëmijët, dhe për filmin e animuar ka më tepër regjisorë. Por sot nuk bëhet më nga shteti si dikur me filmin për fëmijë. Nuk flas për iniciativa private, por shtetërore dhe më vjen mitë që ky festival këtë vit ka gjetur mbështetje. Në festival ka filma që janë për fëmijët deri tek ata për të rritur. Filma që do të vlerësohen nga disa juri”, pohon regjisorja Smaja.

Video

Login to post comments