70-vjetori i Bujar Lakos, heshtja që dhemb

E Enjte, 10 May 2018 09:55
Dje ishte 70-vjetori i lindjes së aktorit të shquar të skenës dhe ekranit,  Bujar Lako, i cili prej 1 viti e gjysmë nuk jeton më. Por askush nuk u kujtua për këtë përvjetor. Kaloi në heshtje. Shteti ka punë më të mëdha, Teatri Kombëtar po ashtu, QKK, aktorët janë të zënë me protesta... Disa faqe në internet e kujtuan me nderim e respekt aktorin. Munguan dy radhë në faqen e Ministrisë së Kulturës, dy radhë në faqen e Teatrit Kombëtar, apo edhe në faqen e QKK. Pse në Shqipëri nuk ndodh ajo që ndodh në Kosovë? Thuajse çdo vit aktoret, koleget, njerezit e artit e kulturës, TKK, Ministria, Fakulteti i Artit Skenik etj, kujtohen per aktorët e mëdhenj, duke i kujtuar me veprimtari përkujtimore. Për fat të keq shteti e institucionet tona, në Shqipëri, kujtohen vetëm një ditë për artistët, atëherë kur ata ikin nga kjo botë…

Bujar Lako (1948-2016). Aktor. Lindi ne Korce, me 9 maj. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve*, dega Drame, me 1973, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor*. Interpretoi aty rreth 17 role te para, ku spikati ne shfaqjet Vizita e Inspektorit e Xh. Pristli (inspektori Gull), Monserati e E. Roble (Monserati), Vdekja e komisionarit e A. Milerit (Bif), Dite vere e Mrozhek, Ariu e A. Cehovit etj.

B. Lako karakterizohet nga nje loje e natyres psikologjike, me heshtjet emocionale dhe hirin e tij si aktor, me nje fjale pergjithesisht te ngadalte, te ngrohte e te rrumbullakesuar, sidomos me nje perjetim te brendshem, te permbajtur dhe dramatik. Ne vitin 2008 krijoi nje figure me identitet te qarte psikik, Marvin te pjesa me te njejtin titull te Meri Ciz, me te cilin ai harmonizoi rrafshet instinktive emocionale me ato logjike e qendrimet racionale, te motivuara saje nje ekuilibri estetik e formal te qashter, cka krijuan se bashku nje modelim aktorial te mencur e inteligjent te vete personazhit. Me se shumti B. Lako u shqua ne kinematografi si nje nga aktoret me te suksesshem te saj mbi 30 role.

U be shpejt i njohur ne rolin e Mistos ne filmin Ne fillim te veres, 1975, pastja me rolin e Martin Krekes ne filmin Perballimi, 1976, me te cilin u nderua me Medaljonin e Festivalit. Ne filmin Gjeneral Gramafoni, 1978, realizoi me hijeshi dhe ndjenje rolin e Halit Beratit, rol me te cilin fitoi Kupen e Festivalit I te Filmit. Aktori realizoi nje shkrirje e njesim mjeshteror te vetes me veprimet, ojnat dhe tekniken e te luajturit ne instrument, per t’iu pergjigjur personazhit te tij (nje klarinetisti te talentuar te muzikes popullore shqiptare). Kjo u arrit jo thjesht dhe vetem ne anet fizike e mimike, por ne teresine e te jetuarit dhe te pershtaturit me rolin.

Ne filmin Dora e ngrohte ai krijoi nje figure ekspresive, vepruese, te kahut negativ, ndryshe nga prirja e tij e deriatekohshme per te sendertuar pergjithesisht role pozitive, njerez te qete, te vetepermbajtur, me nje siguri te brendshme, si dhe figurat e heronjve. Mbreselenese ishte interpretimi i aktorit ne rolin e Tunxhit ne filmin televiziv Udha e shkronjave, 1978, me te cilin fitoi cmim te vecante ne Festivalin I. Me kete rol ai paraqiti nepermjet detajeve kuptimplote te rrafshit mimik e plastik, syrit zhbirues e te mbushur me emocion si dhe pervijimeve te holla psikologjike figuren e nje fshatari patriot, besnik, sycelet e te ndershem.

Nje tjeter rol i misheruar me hijeshi dhe vertetesi ishte ai i Mujo Bermemes ne filmin Balle per balle, 1979. Me qetesine e brendshme, portretin, zerin e ngrohte dhe gjestet e permbajtura, B. Lako dha figuren e nje ushtaraku te larte te flotes detare, qe e zoteronte mire veten dhe u pergjigjej me gjakftohtesi e dinjitet provokimeve te ardhura nga kundershtaret politike. Me kete rol u nderua me Medaljonin e Festivalit. Ne vitin 1987 realizoi dy figura interesante, drejtorin te filmi Telefoni i nje mengjesi dhe Ferdinandin te filmi Vrasje ne gjueti, me pas, me 1989, gjeneralin te filmi Kthimi i ushtrise se vdekur, me te cilin eshte shpallur “Aktori me i mire” ne Festivalin e Filmit 1991. Rishtazi te ky rol, fale qetesise se tij te brendshme si aktor, vetezoterimit dhe ritmit te larte psikik te veprimit, ai ndertoi nje kontrast te forte e domethenes midis fillimit impozant e autoritar te ketij hierarku te huaj ushtarak, nga njera ane, me fundin pa lavdi te misionit te tij tinezar, nga ana tjeter; tashme ne njeri deprisiv, i pushtuar nga nervozizmi, nga rrembimi, deri edhe nga qendrimet irracionale me humbjen e drejtpeshimit.

Ne vitin 1995 ai luajti ne filmin Amiko e Zhan Zhak Zyk, produksion francez. Sa i takon kinemase, ai kishte nje portret te hijshem, veshtrim zhbirues, perdorte gjeste te kursyera, e zoteronte ekranin, vecanerisht ne planportert, por, kur situatat behen tejet dramatike dhe fitojne ngarkesa psikike; ose kur personazhi gjendet ne zgripin e nje traume te fshehur a nje rrethane te skajshme te natyres ekzistenciale, shpesh fataliste-atebote loja e tij behet shperthyese, merr temporitem te shpejte, madje arrihet deri edhe ne plane nevrotike.

B. Lako eshte lauruar me Cmimin e Republikes se Klasit I. Mban titullin “Artist i merituar”. Ne vitin 2005 ka mare “Palmen e arte” si aktori me i mire i Festivalit ne edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” te regjisorit Kujtim Çashku. Ky eshte çmimi me i madh i marre nga nje aktor shqiptar ne nje festival te kategorise A. Ne vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i Republikes.

 

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 10:15

Video

Login to post comments