×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Klubi i Librit, në New Jersey bisedë “Libri për takimin e radhës ….” me autoren Seli Murati

Hënë, 14 May 2018 18:54

Autorja e parë, që u diskutua në Klubin e Librit New Jersey, është poetja Seli Murati, me dy librat e saj vëllimin poetik “Nga sirtari i kujtimeve“, dhe “Pikëllimi Ëndrrës”

Nga Beqir SINA – New Jersey

Klubit të librit në New Jersey me iniciatoren z.Afërdita Volina, në kuadër të aktiviteteve të saj, organizojë në një ambient frymëzues, me një peizazh tepër relaksues – lokalin “Bistro Restaurant” në qytetin Oak Ridge – New Jersey, i cili ndodhet në bregun e një liqeni me të njëjtin emër, bisedën e parë letrare me poeten Struga/Ohrin Seli Murati, me banim në Toronto Kanada.

Ky klub, i pari i i këtij lloji organizimi – krijuar në komunitetin shqiptar në SHBA, këtë fillim viti( shkurt 2018 ) , me zonjat Zera Musli, Memnune Dzeladin Abdula, Gonxhe Meta, Ditka Skenderi, Majlinda Derbaci, Nurten Gega, Zerafet Mustafai, Emine Beqiri, zhvilloi edhe takimin e parë të aktivitetit të saj, me krijuesit shqiptar, në atë që ashtuquhet, bisedë “Libri për takimin e radhës ….”.

Me këtë rast dhjetra gra, dhe vajza të reja adhuruese të librit nga komuniteti, përfshirë edhe pjesëmarrjen e Kryetarit të Këshillit Shqiptar Amerikan Haxhi Dauti dhe veprimtarit Kalosh Sela, i kan bërë poetes së talentuar, shoqes së tyre një pritje impresionuese, dhe vlerësuar atë me një Mirënjohje me një buqetë me lule të freskta, nga vajzat e reja, anëtare të Klubit të librit në New Jersey.

Në një mesazh në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror Facebook, poetja Seli Murati, me këtë rast, shprehu konsideratën e saj dhe falënderojë Klubin e librit në New Jersey me iniciatorin z.Afërdita Volina.

Ajo tha se dëshirojë të ju falënderoj ju dhe form-miqësisë së organizimit që përmes librit do të njiheni përse afërmi me poet dhe figura të dashura, që krijojnë për kulturën dhe paqen në atdhe, dhe, pse jo kudo në botë.

“Unë me gëzim e prita këtë ftesë dhe jam pjesë e këtij evenimenti shumë të rrallë të kulturës dhe poezisë. Uroj që puna e juaj të mbetet udhërrëfyese për të tjerët në vazhdimësi, sepse ju vërtetë keni bërë nje formë të bukur të prezantimit të poetëve dhe të njoheni me kulturën dhe krijimtarinë e tyre, andaj edhe njëherë uroj që te jeni të bekuar dhe Klubit të juaj ,jetëgjatësi” shkruan Seli Murati,poete, Oher Struge Canada.

Biseda “Libri për takimin e radhës ….” me poeten Seli Murati, mbi dy librat e saj vëllimin poetik “Nga sirtari i kujtimeve“, dhe “Pikëllimi Ëndrrës” e konceptuar si një mbrëmje letrare, nga Klubi i librit në New Jersey, u moderua nga zonja Majlinda Derbaçi, dhe u shoqërua me recitimin e disa poezive nga dy librat e saj.

Për ta bërë edhe sa më interesante këtë veprimtari, Klubi i librit në New Jersey, me moderatoren Majlinda Derbaçi, zhvillojë një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me poeten e talentuar Seli Murati, në formatin e bisedës pyetje e përgjigje :

Cili ka qenë Libri i parë që ju ka bërë të qani, ishte pyetja e parë që mori dhe një përgjigjie të menjëhershme dhe të çiltërtët nga mysafirja poetja Seli Murati.

Ajo tha se : “Nëse kam qenë pak sa e e mbyllur në vete , sigurisht në të ardhmen duke pritur frymëzimet që mua më ngacmonin së bashku me botën time, kam pasur dëshirë gjithnjë të bëj një varg, të gjej një fjalë të bukur me të cilën kur të rritëm do i drejtohem dikujt , sepse, e mendoja që nëse të ngritësh duhet përmes diçkaje të bukur e kjo ishte arti poetik që tani ma vonë e kuptoja. Libri im i preferuar me vargjet e të cilit ndjeva gëzimin e një bote të bukur, ishte libri im i parë , përmes të cilit u njoha me poezinë , me poetet të them nga çdo anë e botës, por meritën për këtë e ka padyshim recensenti i librit të parë , tani më miku im Poeti z. A. Desku, që edhe pse nuk isha afër librit, ai ma promovoi në Bibliotekën Univerzitare të Prishtinës, së bashku me pesë autorë tjerë, që ju kishte redaktue librat, pra ky ishte libri “PIKËLLIMI I ËNDRRËS”.

Cili është libri juaj i preferuar?

….…Pas “Pikëllimit të Ëndrrës” vie libri i radhës , libri “Nga Sirtari i Kujtimeve”, të redaktuar nga poetja Zejnepe Adili Rexhepi, që padyshim tani veç kanë mbushur një bagazh të shpirtit tim të ndryshkur, ndoshta me vite, ku si shqetësim i botës, sikur e shërova pak veten time më vargëzimin e këtyre vëllimeve poetike.

Sa orë në ditë i përkushtoni shkrimit?

2- 3 ore.. i përkushtoj shkrimit herë herë edhe mbetëm ndoshta e varur nga shkrimi, sepse tani poezia vetëvetiu me ngre për dore dhe sikur nuk më lëshon duke më thënë rri më mua edhe ca.

A keni menduar ndonjehere në fëmijëri që do të bëheni autore ?

….Po kam menduar! përherë si fëmijë që nji ditë të bëhem edhe autore . Bile mbaj mend kur isha në klasën e 5-të, më kujtohet mësuesja Nerxhivane, një ditë kishim tem hartimi, me titullin :” … Çfarë keni dëshirë të bëheni në ardhmëri ?..” . Dhe, unë në hartim i kam shkruar tre dëshira : “Të bëhem mësuese ..poete dhe amvise ..pra rrobaqepëse. Mirëpo, ndoshta që në fillim ju thash se e kam përceptue pak sa, por e bukura dhe vullneti për të krijue e bëjnë të veten dhe ja dhe po ia arrij, sikur tani ku jam dhe nuk dihet ku do jem prapë.

Kush ju mbështet në krijimtarinë tuaj?

Me mbështetjen e krijimtarisë më mbështet bashkëshorti, fëmijët dhe miqt dhe mikeshat, që i kam për zemër, më mbështetni ju shoqet e mija, këtu në Klubin e Librit në New Jersey, dhe gjithnjë e falëndëroj poetin ,vëllain Desku dhe poeten z.Rexhepi.…

Nëse do të ndryshoje ndonji gjë për botën…..cila do te ishte?

…do te ishte sa me shume paqe ,dhe .krijimtari të lirë pa cenzurë dhe më shumë dashuri e çiltërsi !

Çfarë mesazhi ju jepni të rinjve dhe të rejave ?

…të rinjve dhe të rejave u ju jap mesazhin ….të krijoni, dhe të lexoni sa më shumë libra, leximi i librave është dituria që do tu shtohet aq ma shumë, dhe të keni një fat të mirë, dhe jeta e tyre të jetë sa më e bukur.

Si e ndjeni veten para lexuesve tuaj?

… e ndjej veten shumë krenare dhe ndaj lexuesve e ndjej se jam shumë borxhli, sepse ata më bekojnë duke më bërë komente që për mua është një motivim më i madh për të krijue.

A keni përkujndesjen e familjes ndaj librit tuaj ?

Po mos të ishte një përkujdesje hyjnore, vështirë se do ia delja për të krijue e lere më për të botue.

Sa kohë ju duhet përafesisht të shkruani një libër?

Koha për librin dhe të vërtetën e tij kurrë nuk matët, sepse , krijimtaria për të krijue një libër matet vetëm më zemër, pra kur ke shpirtin poetik besoj se koha është më e shkurtër se sa mendohet.

Poezi nga libri i botuar “Pikëllimi i Ëndrrës”… redaktor ..Poeti Agim Desku

SONTE

Jetoj brënda syve të tu

në sytë e mi ti ke shtëpinë

vera ime ka dy skaje

njeri në pranverë,

tjetri në vjeshtën tënde.

Ti hyn në të djeshmen time

humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën

edhe si ai që në pyll s’ka kaluar asnjëherë.

Sa do të doje të kishe në duar

të djeshmën time

sa do të doja të kisha në duar

të ardhmen tënde.

Cila është domethënia e kësaj poezie…Sonte ?

…….në kët krijim poetik hodha shqetësimet e mia , largësia ndaj vendlindjes më merr shumë kohë dhe mërzitëm andaj vendi ku kam lerë ka dy skaje tani, këtë ku jam unë , mërgimi dhe ai tjetri, atje ku kam lënë shokët dhe shoqet e fëmijërisë , sikur e mendoj se jetoj brenda syve, dhe t’u them brenda syve të vendlindjes. Pra, është një gjetje metaforike me shumë fuqi shpirti, që e kam krijue këtë poezi andaj edhe e dua shumë , por edhe një fshehtësi përrallore kjo poezi, që te unë ruajnë shumë gjera të bukura, pra është një legjendë në vete.

Sa do të doje të kishe në duar të djeshmen tuaj, sa do të doje të kishe në duar të ardhmen tënde ?

E djeshmja dhe e ardhmja ime tani, po bëhen gjithnjë me të bukura, sepse po lindin gëzimet kur në dorën time kam dy tituj poetik, pra edhe dy gëzime ju shtuan familjes sime dhe dhashtë zoti edhe të tretin dhe kështu me radhë të cilët i ndaj me familjen, miqt dhe kulturën poetike.

Biseda e organizuar nga Klubi i Librit, në Nju Xhersi : “Libri për takimin e radhës ….” me poeten Seli Murati, autoren e dy librave poetik “Nga sirtari i kujtimeve“, dhe “Pikëllimi Ëndrrës” u mbyll me autografet e autores, së autores, si dhe një falënderim të përzemërt, të mysafires drejtuar Klubit të librit New Jersey, me disa fotografi të përbashkëta.

“Përshendetje zonja Zera Musli dhe zonja Memnune Dzeladin Abdula zonja Gonxhe Meta zonja Ditka Skënderi zonja Majlinda Derbaci zonja Nurten Gega zonja Zerafet Mustafai zonja Emine Beqiri, me inciatoren e klubit të librit Afërdita Volina, ju falënderoj dhe shpreh konsideratën për ju dhe miqësisë së organizimit të Klubit të librit ,gjithashtu ju falënderoj shumë për pritjen madhështore që më bëtë si autore e librit në këtë eveniment të bukur poetik. Ky takim me ju do të mbetet një kujtim i bukur , gjithashtu ju falënderoj vajzat Nevzer Musli dhe Medina Zerafet Mustafai për buqetën me lule dhe Mirënjohjen nga kryetarja e Klubit të librit, Zera Musli .

Po ashtu falënderojë përzemërsisht gazetarin për intervistën dhe fotografitë ,( ALBTVUSA & Bota Sot ), si dhe miqt e mi bashkëvendësit Struganët, këngëtarin Haxhi Dauti dhe Kalosh Sela.. Ishte me të vërtet një kënaqësi e madhe për mua, të jem pjesë e kësaj mbrëmje të bukur të këtij evenimenti poetik – Klubit të librit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New Jersey.

Ju uroj suksese të mëtejshme Klubit të librit në New Jersey – Me nderime e juaja Seli Murati , poetja e juaja nga Kanada, tha ajo duke mbyllyr aktivitetin e parë me krijuesit në Klubin e librit në New Jersey.

Ky ishte aktiviteti i parë i Klubit me iniciatoren z.Afërdita Volina, një nga evenimentet më të bukura poetike, në komunitetin shqiptar deri tani. Një mbrëmje letrare me disa gratë të komunitetit strugan – që jo vetëm do të mbetet një kujtim i bukur , por edhe një premtim se nisja ishte ajo që frymëzon dhe nxitë shumë se do të ketë në të ardhmen edhe takime të tjera letrare me bisedën “Libri për takimin e radhës ….”.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:42
Login to post comments