Aktori i humorit Behar Mera është nderuar me titullin "Nderi i Qarkut Dibër".
Mera u vlerësua për kontributin në fushën e artit dhe kulturës ku ka përçuar humorin e hollë dhe batutën therëse të dibranëve.
Për aktorin ky titull në vendlindje kishte një domethënie të veçantë.
Pjesë e vlerësimit u ndjenë edhe miqtë e kolegët e Merës, të cilët kanë ndarë me të duartrokitjet dhe vlerësimet e spektatorit brenda e jashtë Shqipërisë.
Behar Mera u ka dhënë jetë disa dhjetra personazheve në komendi ku më të famshmet janë interpretimet me aktoren Rita Lati.