Heroi i “Deadpool” rikthehet në ekranin e madh të kinemave botërore, e paralel me to, vjen për publikun shqiptar edhe në rrjetin “Imperial”.
Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa përpiqet të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.
Pasi qëndroi për 3 javë në krye të klasifikimeve dhe mundi të mblidhte rreth 509 milionë dollarë, “Avengers-Infinity War” i ka lënë vendin një tjetër prodhimi të “Marvel Studios”. Këtë javë është “Deadpool 2”, ai që ka mbledhur 301 milionë dollarë nga 4.350 kinematë e shfaqura në mbarë botën.
Producentët dhe stafi realizues i serisë së dytë të “Deadpool” nuk kanë asgjë për t’u ankuar për këtë film, pasi renditet i treti në listën e filmave më të ndjekur momentalisht, menjëherë pas “Avengers-Infinity War” dhe “Black Panther”.
Veç kësaj është renditur nga “Fox” si filmi i dytë me të ardhurat më të larta të mbledhura gjatë shfaqjes së fundjavës, gjatë të gjithë historisë së kinematografisë.
Tashmë “Deadpool” konsiderohet si një trashëgimi e aktorit Ryan Reynolds, në rolin kryesor, pa të cilin seritë e këtij filmi nuk mund të kuptohen.