Philip Roth, kolosi i letërsisë amerikane, ka vdekur në moshën 85 vjeçare në Manhattan. Prej vitesh kandidat për Çmimin Nobel, ai është autor i disa kryeveprave të letërsisë së shek.. XX, si ‘Pastorale amerikane’, ‘Ankimi i Portnoit’, etj.
Tërë ajo që kam për t’u mbrojtur është alfabeti; është çka më kanë dhënë në vend të pushkës.
S’ke çka të bësh me atë çka mendojnë njerëzit, veçse të merresh me të sa më pak që është e mundshme.
Ne lëmë pas vetes një njollë, lëmë një shenjë, lëmë gjurmën tonë të gishtërinjve. Papastërti, pashpirtësi, abuzim, gabim, ekskremente, farë: s’ka ndonjë mjet tjetër për të qenë këtu.
Paj, je i ri një herë të vetme, por mund të jesh i papjekur përgjithmonë.
Të tregoj histori për mua ishte e gjitha. Tash, thjesht, nuk është më.
Ideologjitë e mbushin kokën e njerëzve dhe e komprometojnë vrojtimin lucid të jetës.
Nuk je i detyruar ta nderosh familjen tënde, nuk je i detyruar ta nderosh vendin tënd, nuk je i detyruar ta nderosh vendin ku jeton, por duhet ta dish se i ke, duhet ta dish se je pjesë e tyre.
Kur botohet një libër, ai është libri i botës. Është bota ajo që e boton.
Të gjithë kanë “ide” për një roman: metroja është e mbushur me njerëz të varur në rripa, me kokën plot ide për një roman që nuk janë në gjendje as të fillojnë ta shkruajnë. Shpesh, unë jam njëri ndër ta.
Seksi i turbullon jetët tona, zakonisht të rëndomta.
Çdo talent i ka përfundimet e veta kontraktuale – një natyrë, rrjedhë, forcë të veten, e edhe një fund, një kohëzgjatje, një kalim të kohës. Jo të gjithë mund të jenë përherë të pëlleshëm.
Sado gjëra që të dish, sado shumë gjëra që të mendosh, sado që të rregullosh e intrigosh dhe arkitektosh, kurrë nuk je mbi seksin.
Me atë që shihet në filma, dëgjohet në këngë, apo gjendet në internet, e ju po skandalizoheni me librat e mi? Një libër bën skandal vetëm nëse është i shkruar keq.
Një ditë sekti i lexuesve të narratives nuk do të jetë m i madh se ai i atyre që sot lexojnë poezi latine për zbavitje.
Do të më pëlqente të isha një gruar i madh, por këto janë vetëm fantazi. Në Connecticut, ku jetoj pjesën më të madhe të kohës, ka drerë, arinj, gjeldeti të egër, por asnjë grua.
Në jetën time prej shkrimtari, përdorimi i fëlligështisë në një pjesë të madhe është qeverisur nga shija letrare dhe nga takti, e jo nga zakonet e lexuesve.
Repubblica.it