Kumbaro e Lali Eri prezantojnë në Venecia Tiranën që po shkatërrojnë dita – ditës

Diel, 27 May 2018 07:35

Në Edicionin e 16-të të Bienales së Arkitekturës në Venecia, përvec ministers së kulturës Mirela Kumbaro, u shfaq edhe kryebahkiku Erion Veliaj, i cili ka mbështetur këtë pavion, duke prezantiar atje “Një pjesë Tirane” që po shuhet dita – ditës, e për këët ka meritë edhe ai si kryetar bashkie.  Tetë dyert më të vjetra të Tiranës,  me numrat e shtëpisë që tregojnë vjetërsi të madhe,  shumë fotografi, të cilat janë shkrepur nga qytetarë tiranas, të cilët nëpërmjet fotografive tregojnë pjesë Tirane, nga më të ndryshmet pëfaqësojnë  “Zero Space”, të Shqipërisë në bineale, ku paraqitet një pjesë e mjedisit urban,  ku bashkëjetojnë e vjetra dhe modernia.

Kuratori i saj është Elton Koritari.  Kolegët e kulturës, që sponosorizuar nga Veliaj e Kumbaro me një udhëtim e qëndrim  disa ditor në Venecia,  reportojnë se “Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, por edhe kryetari i Bashkisë Erion Velijaj janë shprehur të kënaqur me këto porta të Tiranës ne Venedik, kurse për fotografitë, pasi që janë fotografi të ditëve të sotme, Velijaj ka thënë se këto fotografi janë përshkrimi më i mirë i punës së tij, si kryetar bashkie.”

Veliaj gjen rast të bëje propagandaë në mes të Venecias, kur dihet mirë se ai po e shkatërron këtë Tiranë të vjetër dita- ditaës dhe në vend të saj po ngrihen kulla e ndërtesa shumëkatëshe. Betonizimi dhe jo oborret e lulet, kullat dhe jo shtëpitë përdhese që ekspozohen në Venecia, kjo është strategjia e shpirti i tij. Pavioni shqiptar që ekzaltoi vetëm Veliajn e Kumbaron nuk i ra kujt në sy e nuk u quajt ndonjë cudi apo mrekulli e Arkitekturës, pasi cmimet e bienelës as që e morën në konsideratë fare.  

Frank Barkow, Sofia Von Ellrichshausen, Kate Goodwin, Patricia Patkau dhe Pier Paolo Tamburelli si pjesë e jurisë kanë zgjedhur fitues Zvicrën si Pavijonin më të mirë në Bienalen e Arkitekturës. Britania e Madhe ka marrë një mirënjohje speciale. Pjesëmarrësi më i mirë në ekspozitën ndërkombëtare u shpall Eduardo de Moura. F.Slatina

    

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 07:41
Login to post comments