Shuhet “i lumturi”, një nga xhuxhët e Borbardhës

Hënë, 28 May 2018 16:55

Ka ndërruar jetë aktori turk Tayyar Yildiz. Yldiz , i cili u bë shumë i njohur në filmin Borbardha me 7 xhuxhët, është ndarë nga jeta në moshën 61 vjeçare.  “HaberTurk” raporton se Tayyar Yildiz, pas famës që fitoi me filmat në vitet 1970, ka punuar në bankë. Yildiz, i cili ishte 95 cm i gjatë, fitoi zemrat e të gjithë shikuesve me personazhin e Neseli (i lumturi) në filmin “Borëbardha dhe 7 xhuxhët”. Ky film ka qenë mjaft i shikuar dhe i preferuar për disa breza edhe në Shqipëri, sidomos gjatë kohëas së diktaturës.

Login to post comments