×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

”Komedia që shkon për dreq” vjen në Teatrin Kombëtar

Hënë, 28 May 2018 16:56

  Shfaqja teatrale ”Komedia që shkon për dreq” me regjinë e Driada Dervishi do shfaqet për artdashësit kryeqytetas në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo komedi vjen pas një suksesi në rrugëtimin e saj në teatrot e Korçës dhe Durrësit. Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë dhe pa dyshim ajo përfundon në një dështim. Kjo shfaqje bën bashkë emra të mëdhenj aktorësh si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu si dhe riktheu në skenën e teatrit, Monika Lubonjën. Në Teatrin Kombëtar shfaqja do të vijë për publikun në datat 31 maj dhe 1,2,3 qershor ora 20:00.

Login to post comments