Kryebashkiakja Voltana Ademi takon finalistët e çmimit “Pjetër Gaci”

Tuesday, 29 May 2018 12:36

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi i ka rezervuar një pritje të veçantë finalistëve të Çmimit “Pjetër Gaci”, edicioni i 17-të

Për herë të parë në të gjithë ecurinë e tij, finalistët e këtij eventi, kanë përfituar mbështetje konkrete për karrierat e tyre në vijimësi (bursa). Kështu, Joel Kakusi (piano) do të jetë pjesë e Akademisë së Perfeksionimit të Lartë Piannistik në Imola të Italisë; Sonila Dungaj (violë) do të jetë studente e muzikantit të njohur Bruno Guirana po në Itali, ndërsa fituesi i Çmimit “Pjetër Gaci”, Klaudio Zoto (violonçel) do të jetë student i Antonio Meneses, fites i çmimit “Tchaikovsky”. Fituesit e tjerë Alessia Merepeza (kanto), Rudolf Boha (klarinetë) dhe Dejon Bendaj (violinë) do të kenë mundësi të mbështetën në studime të thelluara sipas vetë përzgjedhjes që ata do të bëjnë gjatë këtij viti.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka shprehur kënaqësinë e saj për rezultatet e arritura jo vetëm nga artistët finalistë e fitues, por edhe nga vetë Çmimi “Pjetër Gaci” që tashmë ka marrë pamjen e një eventi ndërkombëtar të muzikës.

Login to post comments