×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ermal Meta niset drejt vendlindjes për koncertin: Tirana, po vij

E Enjte, 31 May 2018 19:49

Tashmë gjithçka është gati për pritjen e këngëtarit shqiptar që jeton në Itali. Mbrëmjen e nesërme me 1 qershor Ermal Meta do të jetë në Tiranë, ku do të mbajë një koncert në sheshin “Skëndërbej”.

Pas pjesëmarrjes në Eurosong dhe pas votës së të gjithë shqiptarëve, Ermali vjen për të përshëndetur vendlindjen në një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë.
Nga profili i tij në Instagram, Meta ka postuar një foto e cila tregon se tashmë këngëtari është nisur: “Tirana, po vij” – shkruan Ermali.

Jo vetëm me tekstin dhe muzikën e tij, por edhe me përfaqësimin në kauza sociale, Ermali i ka fituar zemrat e publikut shqiptar dhe atij italian. Nesër e gjithë Tirana do të jetë në shesh për ta përshëndetur dhe për ta duartrokitur muzikën e tij dhe mesazhet që nuk mungojnë në vargjet e kantautorit.

Ermalit, nesër do t’i bashkohen edhe shumë këngëtarë të tjerë shqiptarë, që do të prezantojnë këngët e tyre të fundit para publikut kryeqytetas.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...