Francesco Altimari i cili konsiderohet si autoriteti më i madh i filologjisë në mesin e arbëreshëve, profesor në Universitetin e Kalabrisë, mbajti sot një ligjëratë në Konferencën e Albanologjisë që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.Francesco Altimari i cili konsiderohet si autoriteti më i madh i filologjisë në mesin e arbëreshëve, profesor në Universitetin e Kalabrisë, mbajti sot një ligjëratë në Konferencën e Albanologjisë që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Gjatë ligjëratës së tij me titull: ”Skënderbeu, si mit themelues i identitetit arbëresh” ai u shpreh se, ”… kujtesa kulturore mbetet kur një komunitet ka besim në të në shkallë individuale dhe kolektive, kur individi ka pasion ndaj saj duke respektuar simbolet kyçe të kësaj kujtese. Por kur kjo kujtesë ka përkrahjen dhe nga institucionet e shtetit, siç është rasti sivjet i ‘Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu’ ajo fuqizohet edhe më shumë dhe bëhet shembull për edukimin e qytetarëve dhe i ndihmon ata të kenë shenja udhërrëfyese më të sigurta”, – tha ai.”Figura e Skënderbeut për arbëreshët, pas vdekjes u bë mburojë në sajë të jehonës së madhe dhe impaktit të bëmave të tij epike, por dhe veprimtaria e tij e mprehtë politike dhe diplomatike që patën në qarqet e larta të diplomacisë së shteteve të perëndimit, duke favorizuar kështu mikpritjen në Itali të arbëreshëve si ‘populli i Skënderbeut'”, – shtoi studiuesi Altimari.Ai tha se “… gjithashtu rezistenca e Skënderbeut gjatë ekspansionit turk e bëri atë njëkohësisht dhe si mbrojtës dhe simbol i vlerave të përbashkëta të Europës dhe jo vetëm hero kombëtar, por ndër mitet e para ndërtuese të identitetit europian”.“Figurën e Skënderbeut e shohim në vepra të ndryshme të autorëve, jo vetëm të Marin Barletit, por në ribotime të shumta, pasi Skënderbeu ka një dimension europian në kulturën letrare të vendeve të ndryshme që përbëjnë mozaikun e Europës”, – u shpreh Altimari.“Arbëreshët, mitin e Skënderbeut e ruajnë akoma gjallë falë traditës, valleve dhe folklorit. Nuk ishte aspak e lehtë por në kohën e pashkëve tradita dhe kujtimi i tij është i gjallë, pasi vallet, tradita dhe festimi i pashkëve na kujton heroin tonë dhe këtë ne e kemi trashëguar te fëmijët në formën e lojës për të mos humbur rrënjët tona në disa nga fshatrat që akoma këndohen dhe kërcehen këto valle autentike. Gjithashtu gjurmë të ruajtjes së identitetit të Skënderbeut në fshatrat e arbëreshëve ekzistojnë akoma në emra të përveçëm, që gjenden në formularët e pagëzimeve, në këtë mënyrë mbahet gjallë kujtesa popullore, pra falë këtyre dëshmive të cilat janë fakte dhe duhet të jemi krenar për këtë trashëgimi”, – shtoi Francesco Altimari.Në fund të ligjëratës ai tha se, “arbëreshët, ndryshe nga sa shkruhet, nuk patën një rol të rëndësishëm vetëm sepse e ruajtën gjuhën dhe kulturën, ata në fakt jetësuan dhe zhvilluan një histori të lavdishme politike, fetare, letrare, artistike dhe gjuhësore, e cila pasuron si botën shqiptare, ashtu dhe atë italiane. Figura dhe funksioni i Gjergj Kastriotit në kujtesën historike kolektive dhe në rrënjët identitare të popullit arbëresh duhet të kemi parasysh atë që na kujton një filozof italian i kohëve të tanishme, Mario Vexheti, i cili ka qenë i lidhur me rrënjët identitare të një komuniteti. Vexheti ka thënë se “… rrënjët identitare rimodelohen gjithmonë brez pas brezi, duket se s’ka të ardhme pa të kaluarën, por unë pohoj tezën e kundërt: s’ka të kaluar pa të ardhme, ne zgjedhim një të kaluar duke seleksionuar atë që na intereson nga historia në raport me të ardhmen që duam. Prandaj rrënjët nuk janë një trashëgimi që duhet t’i vëmë në kasafortë, për të prodhuar kulturë ato duhen riinterpretuar vazhdimisht”.Kështu ndodhi me mitin e Skënderbeut tek arbëreshët, ata nuk e mbyllën në kasafortë, por e riinterpretuan vazhdimisht për të prodhuar një kulturë jo përsëritëse por përtëritëse. ATA