Mbyllet edicioni i 15-të i festivalit ndërkombëtar të monodramës "Albamono", në garë artistë shqiptarë dhe të huajMbyllet edicioni i 15-të i festivalit ndërkombëtar të monodramës "Albamono", në garë artistë shqiptarë dhe të huaj
Festivali ndërkombëtar i monodramës "Albamono" edhe këtë vit sjell për publikun artistë shqiptarë dhe të huaj. Festivali i monodramës si gjini e veçantë, në dramaturgji në lojën e aktorit, si edhe në mënyrën e lëvizjes dhe vendeve ku zhvillohen këto shfaqje, tashmë është provuar se mund të krijojë një komunikim të afërt e të drejtpërdrejtë midis trupave të huaja dhe komunitetit vendas e më gjerë. Drejtori artistik i festivalit aktori i njohur Dhimitër Orgocka pohon se dhe këtë vit festivali është zhvilluar me një atmosferë mikpritëse që publiku i bën artistëve. Në këtë edicion janë në konkurrim shtatë shfaqje, ku në fund të festivalit juria e përbërë nga artistë të huaj dhe shqiptarë do të bëjë dhe vlerësimin për fituesit. Korça dhe Maliqi vendet ku zhvillohet edicioni i 15-të kanë bërë që artistët pjesëmarrës të njihen dhe me vlerat e trashëgimisë të këtyre zonave dhe jo vetëm. Drejtori artistik Orgocka bën me dije se festivali nuk është thjesht një festival ndërkombëtar i monodramës. “Festivali është një eksplorim bashkëkohor i mundësive teatrore. Të gjitha këto elemente e bëjnë këtë festival stimulues dhe produktiv. Ne jemi mes një atmosfere të bukur, edhe me spektatorë dhe çdo gjë ka shkuar normal me festivalin në edicionin e 15-të. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Dua të theksoj që niveli profesional i trupave, që marrin pjesë në festival është i dallueshëm aq sa dhe ne si organizatorë vihemi në pozitë se kujt do t’i japim çmimin e parë apo të dytë”, pohon drejtori Orgocka. Edicioni i 15 i festivalit ndërkombëtar të monodramës "Albamono 2018" zhvillohet me pjesëmarrjen e trupave nga Amerika, Izraeli, Sllovakia, Ukraina, Polonia, Shqipëria dhe Serbia, që sonte mbyll festivalin. Edicioni i 15 u çel me shfaqjen "Në Mes ", aktor Ibrahim Miari, Filadelfia, USA, për të vijuar dhe me të tjera monodramë në netët e festivalit, ku nuk mungoi dhe aktorja Justina Aliaj. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, bashkia e Maliqit dhe e Korçës. Juria e festivalit përbëhet nga artistët Dhimitër Orgocka, Festim Tomorri, dramaturgu dhe aktori Dino Kubatis që vjen nga Greqia, Zamira Kita dhe Edmond Xhumari.Festivali ndërkombëtar i monodramës "Albamono" edhe këtë vit sjell për publikun artistë shqiptarë dhe të huaj. Festivali i monodramës si gjini e veçantë, në dramaturgji në lojën e aktorit, si edhe në mënyrën e lëvizjes dhe vendeve ku zhvillohen këto shfaqje, tashmë është provuar se mund të krijojë një komunikim të afërt e të drejtpërdrejtë midis trupave të huaja dhe komunitetit vendas e më gjerë. Drejtori artistik i festivalit aktori i njohur Dhimitër Orgocka pohon se dhe këtë vit festivali është zhvilluar me një atmosferë mikpritëse që publiku i bën artistëve. Në këtë edicion janë në konkurrim shtatë shfaqje, ku në fund të festivalit juria e përbërë nga artistë të huaj dhe shqiptarë do të bëjë dhe vlerësimin për fituesit. Korça dhe Maliqi vendet ku zhvillohet edicioni i 15-të kanë bërë që artistët pjesëmarrës të njihen dhe me vlerat e trashëgimisë të këtyre zonave dhe jo vetëm. Drejtori artistik Orgocka bën me dije se festivali nuk është thjesht një festival ndërkombëtar i monodramës. “Festivali është një eksplorim bashkëkohor i mundësive teatrore. Të gjitha këto elemente e bëjnë këtë festival stimulues dhe produktiv. Ne jemi mes një atmosfere të bukur, edhe me spektatorë dhe çdo gjë ka shkuar normal me festivalin në edicionin e 15-të. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Dua të theksoj që niveli profesional i trupave, që marrin pjesë në festival është i dallueshëm aq sa dhe ne si organizatorë vihemi në pozitë se kujt do t’i japim çmimin e parë apo të dytë”, pohon drejtori Orgocka. Edicioni i 15 i festivalit ndërkombëtar të monodramës "Albamono 2018" zhvillohet me pjesëmarrjen e trupave nga Amerika, Izraeli, Sllovakia, Ukraina, Polonia, Shqipëria dhe Serbia, që sonte mbyll festivalin. Edicioni i 15 u çel me shfaqjen "Në Mes ", aktor Ibrahim Miari, Filadelfia, USA, për të vijuar dhe me të tjera monodramë në netët e festivalit, ku nuk mungoi dhe aktorja Justina Aliaj. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, bashkia e Maliqit dhe e Korçës. Juria e festivalit përbëhet nga artistët Dhimitër Orgocka, Festim Tomorri, dramaturgu dhe aktori Dino Kubatis që vjen nga Greqia, Zamira Kita dhe Edmond Xhumari.Sipas Orgockës "festivali ka dhënë një kontribut edhe në promovimin e turizmit kulturor, duke e kthyer këtë aktivitet ndërkombëtar në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe turizmi për rajonin. Festivali vlerësohet nga pjesëmarrësit, të ftuarit nga brenda dhe jashtë vendit. Brenda këtij aktiviteti me vlera unike për vendin dhe komunitetin artistik organizohen aktivitete të tjera mbi çështjen e teatrit dhe turizmit kulturor. Festivali bëhet në Maliq dhe Korçë, por ne synojmë dhe turizmin kulturor, shkojmë me artistët në Dardhë, Voskopojë, etj, për të parë bukuritë e këtyre vendeve. Te muzetë tonë ne i shëtisim vazhdimisht artistët që vijnë në festival”.