Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën ndërkombëtare "Pikësimi në gjuhën shqipe". Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë. Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes. Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional? Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit. Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual? Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete.Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, organizoi konferencën ndërkombëtare "Pikësimi në gjuhën shqipe". Punimet u zhvilluan në tri seanca, në të cilat u mbajtën kumtesa të larmishme dhe me interes shkencor nga studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Tiranë, të departamenteve të shqipes në universitetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës, studiues arbëresh dhe studiues të gjuhës shqipe nga Maqedonia e Kosova. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zunë dhe profesorët e gjuhës shqipe, ish-punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë dhe të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë, Tiranë. Në konferencë u theksua se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e kohës dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e shkruara të llojeve të ndryshme. Por nga kumtuesit u shpreh qartë se tashmë është nevoja për një botim të ri të këtyre rregullave, madje duke e zgjeruar në një udhëzues të stilit për shkrimin e shqipes. Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional? Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të ndryshme të nxënësve dhe studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u sollën propozime konkrete për një didaktikë të re të pikësimit që respekton evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit. Konferenca u mbyll me diskutime të ndryshme, në të cilat u la e hapur përgjigjja për parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është intonacionor? Sintaksor? Intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur parasysh prirja bashkëkohore për një rregullsi të drejtuar nga ligje të karakterit tekstual? Për këtë dhe çështje të tjera që u diskutuan, u arrit në përfundimin se në të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, duhen kryer studime mbi tekste konkrete.