Më 29 gusht, një hap tjetër i rëndësishëm për vizat

E mërkurë, 22 August 2018 15:25

Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE).

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit.

Në fund të këtij muaji pritet të vazhdojë rrugëtimi i procesit të liberalizimit të vizave.

Trajtimi i çështjes së vizave në mbledhjen e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE), që do të mbahet më 29 gusht, paraqet hapin e parë të vendimmarrjes për vizat, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian (KE).

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se vendimi në LIBE do të jetë pozitiv sa i përket liberalizimit. Ndërkaq, votimi në këtë komision i hap rrugë kalimit të liberalizimit në Parlament dhe në Këshill të Ministrave.

Përderisa votimi në PE bëhet me shumicë të thjeshtë, votimi në Këshill vlerësohet të jetë më i vështirë, pasi që ka disa vende anëtare të BE-së të cilat janë skeptike ende sa i përket liberalizimit.

Megjithëkëtë, drejtues të institucioneve në Kosovë janë shprehur të bindur se qytetarët do të mundë të lëvizin lirshëm përgjatë këtij viti, porse përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të potencojnë se këtë vit nuk do të ketë mundësi që qytetarët të lëvizin në zonën Shengen. /zëri/.

Login to post comments