3 shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia e Spanjës, të cilët akuzohen për vjedhje në banesa.
tre të arrestuarit janë mes moshës 24 dhe 27 vjeç, opr nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Ata akuzohen për rreth 50 vjedhje gjatë muajve të fundit në Guadarrama, Algete, San Agustin de Guadalix, Boadilla del Monte apo Las Rozas, shkruajnë mediat spanjolle.
Grupi i hajdutëe ishte shumë profesionist dhe siguroheshin mirë që mos kuptoheshin. Ata futeshin në banesa përmes dritareve e më pas vidhnin para dhe sende me vlerë.
Në disa raste, banorët e banesave që binin pre e vjedhjeve, kryesisht gjatë natës, e zbulonin ç’kishte ndodhur vetëm në mëngjes.