Zoti McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.
Në prill 2017, gjatë një vizite në Kosovë, ai kujtoi përpjekjet e bëra në rrugën e Kosovës për të arritur tek pavarësia.
Në parlamentin e Kosovës ai tha: "Megjithë përparimin që ka bërë Kosova, ende mbeten shumë punë për t'u bërë. Por në këtë punë, ju nuk do të jeni vetëm. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t'ju mbështesin për të përmbushur sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që keni përpara. Nëse më lejoni, si një mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, do të doja të ndaja me ju shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës."