“Keni votën time”, Haradinaj mbështet nismën e opozitës që të mos ndryshohen kufinjtë

Tuesday, 28 August 2018 19:11

Partitë opozitare kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme para takimit të Presidentëve të Kosovës e të Serbisë në Bruksel. Këto parti po kërkojnë të votohet një rezolutë, për siç kanë thënë ata të mbrohet integriteti territorial. Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se nëse rezoluta e propozuar nga opozita e ka pikën që të mos ndryshojnë kufijtë e territori, do të votohet nga partia e tij.

“Nëse është vetëm një pikë në rezolutë, që mos me ndryshu kufijtë e territori, e ka votën time sot e nesër e në çdo kohë”, tha Haradinaj në konferencën e sotme.

Login to post comments