Thaçi gënjen në Bruksel: Të gjithë në Kosovë janë pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Premte, 07 September 2018 09:43

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”. Pak minuta para se të nis takimi i Thaçit me Vuçiçin në Bruksel, ai tha se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës. Por, Thaçi duket se ia huqi pasi që tha pro kësaj ideje janë të gjitha institucionet në vend.

I pyetur se a do ta shtrojë çështjen e Luginës së Preshevës në Bruksel, Thaçi u tha gazetarëve se “Kosova është unike në favor të dialogut. Të gjithë, institucioni i Presidentit, Parlamenti, Qeveria, partitë politikë, shoqëria civile, mediat, janë në favor të negociatave, janë në favor të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që nënkupton njohjen reciproke. Janë në favor të të demarkimit të kufirit të 430 kilometrave në mes të Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton përfshirjen e kësaj pjese”.

Tutje, Presidenti Thaçi tha se qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe se nuk do të ketë as luftë e as krizë refugjatëve, ashtu sikurse po thuhet.

“Qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe nuk do të ketë as luftë e as refugjatë ashtu si po përmendet, apo lëvizjet e njerëzve nga kjo pjesë në atë pjesë, ata do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre.

“Marrëveshja përfundimtare ka kuptim vetëm atëherë kur do të ndodhë njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Thaçi pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...