Mediat e huaja vazhdojnë të japin alarmin mbi rrezikun që i kanoset Ballkanit dhe Europës nga ideja e shkëmbimit të territoreve.
Revista e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘Foreign Policy’ në një shkrim të botuar ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës dhe këmbimit të territoreve me Serbinë.
Autori i këtij shkrimi Michael Rossi, ka thënë se një shkëmbim i mundshëm i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, mund ta rikthejë gjakderdhjen e Ballkanit që ndodhi në vitet e 90’ta.
“Ndarja është një mundësi e keqe dhe shumë e rrezikshme, dhe kjo ide prej shumë kohës ka qenë e refuzuar zyrtarisht nga të gjitha palët, për arsye të shumta. Çdo thirrje për të ri-kufizim kufijsh dhe për të shkëmbyer territorin pothuajse me siguri do të degjenerohej në llojin e dhunës dhe shkëmbimeve kaotike të popullsisë që rrënonte rajonin në vitet 1990. Do të ishte një abdikim i lidershipit për të ftuar kthimin e luftërave të tilla në tokën evropiane. Kërcënimi që sjell korrigjimi i kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në rajon dhe kjo do t'i inkurajonte serbët në Bosnjë dhe shqiptarët në Maqedoni të kërkonin aranzhime të ngjashme të shkëputjes territoriale dhe bashkimit me të afërmit e tyre etnik”, , shkruan ndër të tjera revista e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të politikës ndërkombëtare.