Washington Post: Ndryshimi i kufijve ide e tmerrshme

E Enjte, 20 September 2018 07:25

Liderët e Kosovës dhe të Serbisë, janë duke planifikuar shkëmbim territoresh. Ata thonë se kjo do t’i lehtësojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Disa analistë dhe politikanë mendojnë se kjo është ide e shkëlqyeshme.

“Por nuk do të jetë”, ka thënë në një qëndrim të saj, kolumnistja e Washington Post, Judy Dempsey.
Propozimet e prezantuara bartin rreziqe – jo vetëm për vendet në vete por gjithashtu edhe për kufijtë e rajonit. Me të vërtetë, ato mund të jenë precedentë kërcënues për krerët të cilët kanë ambicie separatiste.
Ajo që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i referohet si “Korrigjim kufiri” mund të nxisë nacionalistët në këtë pjesë të Evropës që të kërkojnë ndryshime të ngjashme. Ajo mund të shërbejë si inspirim destruktiv për Kroacinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë, ku lëvizjet nacionaliste dhe disa prej liderëve që dëshirojnë që vendet e tyre të jenë etnikisht homogjene.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka kundërshtuar ashpër këtë plan, duke bërë thirrje se është e nevojshme që të ruhet “integriteti territorial ” i vendeve të rajonit. Ajo ka të drejt. Si një prej pak liderëve evropianë që në vazhdimësi i ka kushtuar vëmendje Ballkanit Perëndimor, ajo e di se atje stabiliteti është i brishtë.
Befasisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pajtohen me pikëpamjen e Merkel. “Politika e SHBA-së është ajo që nëse të dy palët mund të punojnë bashkërisht dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojnë shkëmbimin territorial”, ka thënë John Bolton – këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
“Ne nuk bëhemi pengesë – nuk mendoj se as dikush në Evropë mund ta bëjë këtë, nëse dy palët në diskutim arrijnë të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme”, ka shtuar ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka agjendën e tij pas shkëmbimit territorial. Ai asnjëherë nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, të cilën e shpalli më 2008. Për shumë serbë, Kosova është  djep i historisë dhe kulturës së Serbisë.
Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian – veçanërisht Spanja dhe Greqia, që nuk e njohin Kosovën si të pavarur. (Spanja ka frikë implikimet për kërkesat e katalanasve për pavarësi dhe Greqia është përkrahës prej kohësh i Serbisë). Por Vuçiq në anën tjetër synon që vendin e tij ta bëjë pjesë të BE-së. Ai mund ta bëjë këtë vetëm nëse Serbia njeh Kosovën. Por ai as nuk mund të lejojë përballjet me përkrahësit nacionalist, prandaj beson se mund ta zbus situatën me një shkëmbim territorial.
Sipas versionit të tanishëm, shkëmbimi mund të përfshijë pjesën veriore të Mitrovicës, që është pjesë e Kosovës në të cilën serbët janë shumicë, bashkë me Luginën e Preshevës në Serbi, që është etnikisht me shumicë shqiptare. Shqiptarët në Mitrovicë  e kundërshtojnë këtë ide, sikurse serbët në Luginën e Preshevës. Është lart qartësimit se çfarë mund të ndodhë me këto minoritete. Mundësia për një konflikt është e madhe, veçanërisht sepse as Vuçiq dhe as Thaçi ende nuk kanë arrit që t’u shpjegojnë komunitetit shqiptar dhe serb implikimet praktike të shkëmbimit të territoreve.
Kosova në vetvete, thjeshtë s’është aq stabile që t’i nënshtrohet një korrigjimi të kufirit.
NATO ndërhyri më 1999 për të ndalur politikën brutale dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ish presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, me çka i dha fund luftës në ish Jugosllavi. Por urrejtja ndëretnike në mes të shqiptarëve dhe serbëve ka vazhduar. Kjo është arsyeja se pse NATO ka mbi katër mijë trupa të vendosura në këtë vend:  për të ruajtur paqen. Kur Vuçiq vizitoi Kosovën në fillim të këtij muaji, ai u pengua nga veteranët shqiptarë të luftës që ta vizitonte një fshat me popullsi shumë serbe. Kjo ka shfaqur thellësinë në mosbesimin e propozimit për shkëmbim territoresh.
Që prej vitit 1999, BE ka shpenzuar 2.6 miliardë dollarë në Kosovë me synim të ndërtimit të institucioneve demokratike, rendit dhe ligjit dhe një sistemi juridik të pavarur, transmeton Klan Kosova.
Ende arritjet vazhdojnë të mbesin të zbehta, falë dështimit të Brukselit që të ndërmarrë hapa efektiv për të penguar korrupsionin endemik dhe për t’i dhënë fund politizimit të gjykatave.
Prapa Kosovës dhe Serbisë, propozimi për shkëmbim territorial bartë në vete rreziqe të mëdha.
Korrigjimit të kufirit – që rrallë ndodh në kohë paqeje – i duhen institucione të forta dhe demokratike që ajo të mund të ndodhë paqësisht. (Shpërthimi i Çekosllovakisë ishte përjashtim i rrallë). Në Ballkanin Perëndimor, sidoqoftë, institucionet e tilla janë tejet të brishta, ekonomitë janë të dominuara nga oligarkët lokalë, korrupsioni është i lartë dhe shoqëria civile është nën presion të vazhdueshëm nga elita politike.
Merrni shembull Bosnjën. Në mes të viteve të 90-ta, ky vend ishte ndarë në dy rajone autonome – një federatë të myslimanëve të boshnjakëve dhe kroatëve në njërën anë dhe Republika Serbe në anën tjetër. Qeveria qendrore dhe administrata mbeten të brishta dhe të ndara, derisa BE-ja ka qenë tejet infektive në mbikëqyrjen e implementimit të reformave ekonomike dhe politike. Një marrëveshje Serbi-Kosovë mund t’ju jepte kroatëve dhe serbëve në Bosnjë mundësinë e artë për t’u sulur. Së bashku ata mund të tentojnë që të bashkojnë territoret me Kroacinë dhe Serbinë
Njashtu dhe për Maqedoninë, është e re, lidershipi liberal – që ka negociuar me Greqinë për të arritur marrëveshjen për emrin e ri, shpreson që tashmë vendosshmërisht është në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Por që shkëmbimi territorial në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të pengojë një progres të tillë. Ajo mund t’ju shpërbej nacionalistëve që kundërshtojnë rivendosjen e marrëdhënieve miqësore me Greqinë dhe të nacionalistëve shqiptarë në Maqedoni që mund të ndërmarrin fushata për rajonin e tyre autonom.
Rreziku në periudhë afatshkurtër, nuk mund të minimizohet. Evropa është gati e gllabëruar nga nacionalizmi, anti-imigrimi dhe politikat populiste që bazë kanë identitetin etnik. Edhe nëse krerët kosovarë dhe serbë do të zotoheshin që planet e tyre për ndryshim të kufirit do të ishin ekskluzivisht vetëm për dy vendet e tyre, nuk ka ndonjë propozim se si këto premtime do të ishin të garantuara.

Login to post comments