Ambasadori i SHBA në Kosovë: Procesit të dialogut me Serbinë i mungon legjitimiteti demokratik

Hënë, 24 September 2018 08:50

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi ka mungesë të legjitimitetit demokratik. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” disa ditë para largimit të tij nga posti në Prishtinë.

“Mendoj se është punë e Kuvendit që të sigurojë legjitimitet demokratik. Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të sigurojë 61 vota për asgjë që lidhet me dialogun, fatkeqësisht”, ka thënë Delawie, duke theksuar se “çdo zgjidhje që del prej dialogut e që nuk ka ndonjë farë legjitimiteti demokratik do ta ketë të vështirë të pranohet”.
Delawie, i cili ka kaluar tre vjet në Kosovë, ka sqaruar edhe pozicionin e SHBA-së ndaj zgjidhjes së përfolur mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq, e që thuhet se është një lloj këmbimi i territoreve mes të dyja vendeve.
Delawie në intervistë ka folur edhe për rëndësinë e sundimit të ligjit për Kosovën, progresin e arritur, por edhe sfidat e mbetura. Ai, po ashtu, ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe vendimit të Qeverisë që kjo të bëhet përmes ligjit dhe jo Kushtetutës.
Ambasadori amerikan foli edhe për rastin e “veteranëve të rrejshëm”, duke kërkuar që debati të mos bëhet për prokurorin e rastit, por të orientohet rreth esencës, që është përgjegjësia ligjore e Komisionit qeveritar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...