Ministri i Jashtem i Gjermanise ia përsërit Pacollit: Gjermania do zgjidhje të dialogut në përputhje me vlerat evropiane

Premte, 28 September 2018 07:32

Behgjet Pacolli, ministër i Punëve të Jashtme ka takuar në margjina të OKB-së, homologun e tij gjerman Heiko Mass.

“E takova për herë të dytë gjatë UNGA-s, ministrin gjerman të punëve të jashtme Heiko Mass. Në këtë takim zyrtar që patëm në selinë e misionit gjerman në OKB, i shpreha homologut tim, mirënjohjen për rolin gjerman në ndaljen e gjenocidit, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në mikpritjen e diasporës së madhe kosovare, plotësisht të integruar në vendin e tij”, ka thënë Pacolli.

Pacolli ka treguar se e ka informuar Heiko Massin me ecurinë e dialogut me Serbinë.

“Ai më rikonfirmoi pozicionin e Kancelares Merkel, që e sheh zgjidhjen përfundimtare në përputhje me vlerat europiane, si zgjidhje stabilizuese për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi. I kërkova një konvergjencë më të madhe të Gjermanisë me SHBA-të në lidhje me dialogun, duke patur parasysh se vendi i tij është vend udhëheqës i Bashkimit Europian”, ka thënë Pacolli.

Nga Mass thotë të ketë kërkuar edhe ndihmë për liberalizimin e vizave, Interpol-in, dhe për njohjen e patentave kosovare të udhëtimit.

“Më garantoi se për këtë çështje do të veprohej shumë shpejt sipas modelit që Gjermania miratoi me Maqedoninë. Gjermania mbetet si gjithmonë mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ne nuk mund të mendojmë përparimin tonë pa mbështetjen e këtij shteti mik dhe Kancelares Merkel”, ka thënë ai.

Login to post comments