Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot e “ashtuquajtura Ushtri e Kosovës është një ushtri që po krijohet për të kërcënuar Serbinë”.
“Përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, në Kosovë nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. Ushtria e Kosovës ku nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë serbët dhe Serbia, është një ushtri e krijuar për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, tha Vulin, përcjell Ksp.
Kuvendi i Kosovës sot miratoi tre propozimet për transformimin e FSK-së në ushtri, ndërkohë që deputetët e Listës Serbe bojkotuan seancën.