Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të vizitojë sot Kosovën.
Ai do të pritet nga diplomati Behgjet Pacolli dhe Presidenti Hashim Thaçi, në takime të ndara.
Pacolli dhe Çavuşoğlu mbajnë konferencë për media në orën 17:55, kurse në kabinetin e Presidentit, ministri i jashtëm turk do të qëndrojë në orën 18:30.
Kjo vizitë vjen pas deportimit të gjashtë shtetasve turq nga ana e institucioneve të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me organet e Turqisë e cila ndodhi pranverën e këtij viti.