Veseli në Finlandë për vizat dhe INTERPOL-in

Tuesday, 13 November 2018 17:33

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e vizitave në vende të Bashkimit Evropian, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Finlandë.

Gjatë kësaj vizite, me ftesë të autoriteteve finlandezs kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit finlandezë.

Veseli do të pritet një takim të veçantë nga homologia e tij, kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko dhe parlamentarë të tjerë finlandezë.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeparlamentari Veseli do të pritet ministri Kai Mykkänen, ndërsa do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë shtetërorë.

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë një takim të veçantë me ish-presidentin finlandez dhe i ish-emisar special për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Në këto takime do të diskutohet për mundësitë e avancimit të marrëdhënie të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Kryeparlamentari Veseli do të kërkojë mbështetjen e mëtejme të Finlandës për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë, siç është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Interpol.​

Login to post comments