Ai e kishte kthyer banesën e një të njohuri në një qendër të vërtetë të operacioneve të drogës.
Zbulimi u bë nga patrulla e policisë në Fermo, të cilët kanë konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë, duke çuar në pranga një shqiptar.
Ai u përpoq më kot të hiqte qafe një dozë kokainë që kishte me vete kur kuptoi praninë e policisë.
Përveç dozës, ai u përpoq të fshihte edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale.
Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.
Sasia e drogës së kapur, do të "prihej" në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh.
Shqiptari është arrestuar për veprën penale të posedimit me qëllim të shitjes së kokainës si dhe për qëndrim të parregullt në territorin italian.
Trafikanti u dërgua në burgun e Fermos në dispozicion të autoritetit gjyqësor.