BE dhe Kosova nesër bisedojnë për marrëdhëniet dhe tarifat reciproke

Diel, 16 December 2018 21:00

Zyrtarët e BE dhe Kosovës do të mbajnë nesër mbledhjen e tretë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Bruksel Kjo do të jetë një mundësi për të vlerësuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve midis BE'së dhe Kosovës, tha Këshilli i Stabilizim-Ascociimit.

“Në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, pjesëmarrësit do të marrin në konsideratë kriteret politike dhe ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,” thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e BE'së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim Johannes Hahn, do të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor me delegacionin e Prishtinës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Pas kësaj, është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

 

Para takimit, Mogherini dhe Hahn dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE'së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

“Letra gjithashtu përsërit ofertën e bërë nga komisionari Hahn në Prishtinë, i cili i referohet mënyrës së drejtë të zgjidhjes së shqetësimeve të Prishtinës dhe përgëzimet e kryeministrit Haradinaj për përkushtimin ndaj dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha zëdhënësja e BE'së, Maja Kocijançiq.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë deri më tash, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e shtetit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...