Një emigrant shqiptar me banim në Padova është dëbuar nga Italia me motivin e publikimit të mesazheve kundër festës së Krishtlindjeve në faqen e tij në Facebook dhe lidhjeve me imamë të arrestuar në Kosovë për terrorizëm e nxitje të urretjes raciale.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme Italiane.
Shqiptari akuzohet për aktivitet antisemit ekstremist e konsiderohet një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtar. Ai është shoqëruar në kufirin shqiptar me ndalimin e hyrjes në territorin italian për 10 vitet e ardhshme.
Hetimet ndaj tij janë kryer nga Antiterrorizmi italian i Policisë së Padovës në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës.
Së bashku me shqiptarin e dëbuar është sinjalizuar si person i rrezikshëm dhe një tjetër emigrant shqiptar me statusin e azilkërkuesit.
Ai është dorëzuar nën mbikëqyrje speciale në një kamp refugjatësh e vendimi ndaj tij do të merret nga Komisioni për të drejtën e Mbrojtjes Ndërkombëtare.
Në rast se ky Komision vërteton se shqiptari nuk ka të drejtën e mbajtjes së statusit të azilkërkuesit dhe ndaj tij do të lëshohet urdhri i dëbimit nga territori italian.
Ministri i Brendshëm Matteo Salvini ka falenderuar autoritetet policore të Padovës duke u shprehur se "Në Itali nuk ka më hapësirë për këdo që përpiqet të sjellë luftën brenda shtëpisë sonë"