21-vjeçari grek i akuzuar për vrasjen e studentes greke, Helena Topaloudi, me 28 nëntor 2018 në Rothos, është gjetur i plagosur në qelinë e tij në burgun e Grevenase.
Sipas të afërmve të grekut, ai ka goditur murin me kokë. Sipas tyre, 21 vjeçari nuk ka qenë mirë nga ana mendore kohët e fundit.
Ata kanë bërë të ditur se sa më shumë kalon koha, i riu kupton më tepër situatën në të cilën ndodhet.
Krahas të riut grek, nën akuzë për vrasjen është dhe një 19 vjeçar shqiptar.
Vrasja shkaktoi tronditje të gjerë në opinionin grek dhe më gjerë. Vajza u godit fillimisht me një hekur në kokë pasi refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me djemtë, ndërsa më pas u hodh në det edhe pse ishte ende e gjallë.
Ngjarja ndodhi në 28 nëntor, kur policia në ishullin Rodos zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.