Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak më parë uroi Eliot Engel për mandatin e ri si Kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Kongresin Amerikan.
Thaçi ka thënë se Engel ka qenë ndër personalitetet kyçe të lirisë, pavarësisë dhe njohjes së Kosovës dhe se pret bashkëpunim për marrëveshjen përfundimtare të paqes.
Eliot Engel ka falënderuar Thaçin për këto fjalë, duke thënë se edhe ai pret që të punojnë se bashku për të mirën e popullit të ShBA-së dhe Kosovës.
“Faleminderit Presidentit Hashim Thaçi për fjalët e tua të mira. Unë pres që të punojmë se bashku për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, ka shkruar Engel në tëiter duke ndarë postimin e Thaçit.