Haradinaj: Dogana ka mbledhur mbi 65 për qind të buxhetit të Kosovës

E mërkurë, 09 Janar 2019 21:25

Pas vendosjes së taksës ndaj mallrave ruse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Doganat e Kosovës kanë mbledhur të hyra mbi 65 për qind të buxhetit të shtetit.

“Është me rëndësi të theksohet se Dogana si institucion ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65 për qind të buxhetit në total. Janë 582 pjesëtarë të agjencisë së doganave dhe misioni i tyre është një mision me të vërtetë i rëndësishëm, pra nuk është vetëm punë e zakonshme, është buxheti, është siguria kombëtare, por janë edhe të gjitha ato informatat e nevojshme për trendet ekonomike”, ka deklaruar Haradinaj së fundmi. gjatë një vizite që ka zhvilluar në Doganat e Kosovës.

Në këtë vizitë Haradinaj ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ka deklaruar se Doganat janë prej kontribuuesve më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës.

Modifikuar më E mërkurë, 09 Janar 2019 21:25
Login to post comments