Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Maqedonisë, i cili favorizon gjuhën shqipe është një fitore historike, pak e vonuar, por që tregoi se mosheqja dore nga kauza thelbësore, më në fund e gjejnë triumfin.
Vendim ky që nuk duhet konsideruar si "dhuratë", por fitimi i një të drejte që buron nga roli që kanë shqiptarët si entitet shtetformues.
Është më shumë se një çështje shqiptare sepse risjell qetësinë e mirëkuptimin mes dy kombeve shtetformues dhe e lejon shtetin e Maqedonisë të udhëtojë drejt detyrimeve që lidhen me integrimin europian dhe anëtarësimin në NATO.
Ndërsa faktorit shqiptar i rikthen në mënyrë institucionale një të drejtë legjitime, siç është gjuha kombëtare, si elementi bazë e i patjetërsueshëm i identitetit.
Nuk mund të mohohej kjo e drejtë kushtetuese, njerëzore dhe historike” dhe pas 110 vitesh nga Kongresi Manastirit, ku u caktuan gërmat latine për gjuhën shqipe, fitorja u realizua.