WIKIPEDIA nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare gjatë ditës së djeshme në Maqedoni.
Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është votimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike.
Gjuha shqipe në Maqedoni deri tani, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj.