Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë foli sërish për çështjen e dialogut me Serbinë dhe taksën.
Ai deklaroi se, njohja e shtetit kosovar është kërkim faljeje për veprimet që ka kryer Serbia në Kosovë, duke thënë se është i gatshëm të bisedojë edhe për marrëdhëniet tregtare me shtetin serb.
Haradinaj komentoi edhe deklaratën e shefes së BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila tha se, pa u hequr taksa nuk do të ketë raund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i Qeverisë tha gjithashtu se, nëse partneri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli kërkon që të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, do ta shqyrtojë këtë çështje.
Haradinaj i bëri thirrje LDK-së dhe LVV-së, që të jenë pjesëmarrës në procese të rëndësishme shtetërore, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.