Haradinaj: Thaçi pati takim dyorësh në zyrën e tij me Radoiçiçin

Tuesday, 05 Mars 2019 15:39

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Haradinaj po mban konferencë për media, në të cilën ai po u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Shumë herë presidenti Thaçi ka akuzuar kryeministrin Haradinaj për raportin e tij të afërt me Milan Radoiçiqin. Por për herë të parë Haradinaj ka demaskuar Thaçin duke konfirmuar se më parë ai ka takuar presidentin me Radoiçiqin, madje takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë

“Një herë e kam taku edhe presidentin Thaçi me Radoiçiqin e kemi pasur një takim në zyrën e Thaçit. Unë nuk u fshihem atyre që ua jap dorën, ka pasë një takim dyorësh në zyrën e tij”, tha Ramush Haradinaj, raporton gazetarja e Gazetës Express nga konferenca për media.

Më tej, kryeministri ka shtuar se më nuk ka komunikim me Milan Radoiçiqin, sepse ai po kërkohet nga drejtësia. Ai është një nga të dyshuarit e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Kam punu me Radoiçiqin si zyrtar i Listës Serbe. Radoiçiq është në kërkim nga drejtësia, s’kam si me pas komunikim. Këto deklarimet e Hashimit s’i kam përcjellë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, disa herë ka thumbuar Ramush Haradinaj për raportet e tij miqësore me Milan Radoiçiqin. Por ai ka fshehur se ka pasur takim rreth dyorësh me të, të cilin ia zbuloi sot Haradinaj.

Sidoqoftë, raportet Thaçi – Haradinaj vazhdojnë të jenë të tensionuara. Taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake është një nga arsyet kryesore që ka ftohur raportet mes këtyre dy figurave të larta shtetërore, kohëve të fundit

Modifikuar më Tuesday, 05 Mars 2019 15:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...