Haradinaj: Njohja nga Serbia nuk mund të vijë duke falë toka

Premte, 08 Mars 2019 21:03

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Suharekë ku pati një takim me qytetarët e kësaj komune.

Ai tha se prej se e ka marr pozitën e kryeministrit i ka pa se cilat punë i ka Kosova që munden të kryhen dhe të forcohet Kosovën.

“Më kanë thënë mos u ngut se duhet me shku në Bruksel me fol me Evropën e Serbinë për disa punë të vendit tënd. Ne për ushtrinë tonë kaq të vogël po u dashke me shku me vet Serbinë, a Serbia kur po shkon me ble armë në Moskë, neve nuk po na vet kurrgjë. I kom pyet disa të huaj që po thuni mos u ngut,  a është normale, ne populli viktimë s’po kemi të drejtë me ja jep të drejtën vetës me u mbrojt”, tha ai.

Haradinaj tha se u ka treguar miqve ndërkombëtarë dhe se sipas tij gjithçka është në rregull dhe nuk ka nevojë për frikë.

Ndërsa tha se njohja nga Serbia nuk mund të vijë duke dhënë tokë.

Login to post comments