Vuçiç del i tronditur nga takimi me Të dërguarin e Trump, për Kosovën

Premte, 11 October 2019 15:09

Aleksander Vuçiç, Presidenti i Serbisë, ka dalë i demoralizuar pas takimit me Të Dërguarin e Posaçëm të SHBA, ambasadorin Grenell, për çështjen e dialogut me Kosovën.

“Askush nuk na ka ofruar diçka për Kosovën dhe Metohinë, ata nuk na japin asgjë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç një ditë pas vizitës së tij me Richard Granell, I Dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për paqe mes Kosovës dhe Serbisë.

“Askush nuk na ofroi ndarje, askush nuk na ofroi diçka në këmbim. Ata s'do të na japin asgjë” tha Vuçiç para gazetarëve nga Kovin, kur u pyet nëse Grenell i garantoi atij se taksa do të hiqej dhe se Serbia do të merrte diçka në këmbim. Po ashtu, u ngrit edhe pyetja e shkëmbimit të teritoreve.

Presidenti serb tha se ai ka nevojë të reflektojë pas bisedës që pati me Grenell dhe të shohë se cili do të jetë hapi i rradhës, duke shtuar se vetëm atëherë do të dalë me një deklaratë për publikun.

Një ditë më parë mediat serbe pohuan se presidenti Aleksandër Vuçiç, kishte marrë porosi shumë të rënda nga presidenti Donald Trump, përmes të dërguarit të tij.

Mediat serbe, edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje, kanë thënë se takimi mes Aleksandër Vuçiç dhe Richard Grenell ishte shumë i vështirë.

Sipas gazetës Blic, pas takimit me Të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump, Vuçiç nuk donte as të jepte një deklaratë për shtyp.

Grenell është njëri nga personat me të besueshëm të Trump dhe erdhi me një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, shkruhet në artikullin e Blic.rs.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...