Vjosa Osmani takohet me Palmer/ Zbardhen detajet e takimit

E mërkurë, 16 October 2019 18:11

Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për Kryeministre në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Kosovë më 6 tetor, ka zhvilluar një takim me zv.Ndohmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkruan Vjosa Osmani në rrjet.

Osmani kryesoi fushatën e LDK-së, e cila doli partia e dytë në zgjedhjet parlamentare pas VV-së së Albin Kurtit. Ky i fundit pritet të krijojë qeverinë e re, ku me shumë gjasa Osmani pritet të jetë pjesë e saj, ose mund të drejtojë Kuvendin e Kosovës.

Login to post comments