Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kurti përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ka shkruar se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë biseduar për situatën politike në dy vendet, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellët, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se në takim ishte i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë së LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Liburn Aliu.
Po ashtu, Kurti ka thënë se me Zoran Zaev do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.