Kurti: Nuk mund të trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë

E mërkurë, 06 November 2019 16:00

Kandidat për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,  ka thënë se ai nuk mund ta trajtojë Bosnjën në të njëjtën mënyrë si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për emisionin “Pressing” të televizionit N1 me qendër në Sarajevë, Kurti ka njoftuar se do të ketë edhe negociata për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne menjëherë do të fillojmë diskutimet me Sarajevën për të zgjidhur këtë problem që po prek qytetarët tanë, e jo politikanët tanë. Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët për të cilët duhet të shqetësohen këta politikanë po vuajnë më shumë. Sarajeva do të krijojë një urë të re që nuk ka qenë deri më tani, sepse unë mendoj se si boshnjakët në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Bosnjë,  jemi pjesë e një rajoni. edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën”-deklaroi Kurti.

Login to post comments