Edi Rama një kryeministër që nuk njihet as në Shqipëri për faktin se ka ardhur me vota të vjedhura në karrigen që mban, merr përsipër të flas dhe në emër të Kosovës çuditërisht dhe paturpërisht kur një gjë të tillë se ka as të nevojshme dhe as të kërkuar. Madje dhe sikur ta autorizojnë Rama të bën gjëmën. Shitet si patriot i madh por është në shërbim të Beogradit, jo vetëm çfarë bën në prapaskenë, por dhe me nismat e ndërmarra është nën urdhërat e Vuçiç.
Pas dështimit të tentativës për ndarjen e Kosovës në bashkëpunim me Beogradin dhe segmente në Kosovë, Rama tashmë po i shërben një nisme të re të Beogradit atë të "Jugosllavisë së re" e cila nuk mund të realizohet pa Kosovën. Ishte sot në krah të Vuçiç dhe kryeministrit Zaev si një ushtar i bindur i Serbisë dhe madje nuk nguronte që si zëdhënës i tyre të hynte dhe në debate me Kosovën.
Rama jo vetëm që nuk duhet t'i përgjigjet autoriteve dhe politikës së Kosovës, por nuk duhet të marr aspak pjesë në takimet pa ta.
“Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë. Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp në Ohër, në kuadët të projektit për Shengenin Ballkanik.
Në prani të presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare iu përgjigj të gjithë zërave skeptikë, ndërsa theksoi se nuk ka ide për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ apo dhe Jugosllavisë së re. Ai tha se ata që mendojmë kështu, duhet të heshtin.
Por lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik. Mustafa thotë se s’dëshiron ta shohë më askënd duke përjetuar edhe një herë Jugosllavinë. “Ne që e kemi përjetuar Jugosllavinë nuk dëshirojmë ta përjetojmë edhe njëherë. Edhe atyre që nuk e kanë përjetuar, nuk ua dëshirojmë”, – ka thënë Mustafa. “I kam shprehur qendrimet e mia dhe te LDK-së në postimin tim lidhur Mini-sgengenin dhe Mini-jugosllavët”, – ka shtuar ai. Kryetari i LDK-së është shprehur edhe më herët se nuk e përkrah një mini-shengen ashtu siç nuk e ka përkrahur ndryshimin e kufijve ndërmjet me Serbinë.
Presidenti hashim Thaci, dhe pala kosovare në përgjithësi kishte konfimuar mospjesmarrjen në këtë tryezë të Jugosllavisë së re, por sërish Rama do të kthehej në zedhënës të zëdhënësit të Milloshevicit, Presidentit të Serbisë mikut të tij tashmë.
Gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mospraninë e përfaqësuesve të Kosovës në samit, ndërsa ai tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua, duke thumbuar kështu presidentin Hashim Thaçi. Sipas tij pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.
Nje deklaratë e tillë sigurisht që i shërben Serbisë dhe është kundësh Kosovës dhe vështjes shqiptare. Nuk duhet kurrësesi Edi Rama të flas në emër të Kosovës dhe asnjë takim nuk duhet bërë me Serbinë pa Kosovën.