Publikimi i hartës nga Rama, reagon historiani i njohur: Duhet të shpallet ‘non grata’ në Kosovë

Tuesday, 19 November 2019 15:45

Pas publikimit nga Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook te nje videoje me hartën e investimeve të qeverisë së tij për furnizimin me ujë, në të cilën shihet harta e Ballkanit e ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë ka raguras historiani Jusuf Buxhovi. Ai ka thënë se me veprimin e fundit të Edi Ramës nuk duhet të përjashtohet mundësia që ai të shpallet persona non grata në Kosovë.

Video skandali i Edi Ramës, ku shihet Kosova brenda Serbisë e që është ndryshuar më vonë nga Rama, ka shkaktuar reagime të shumta nga Kosova të cilët kanë kërkuar që Kryeministri i Shqipërisë të sqarojë skandalin në fjalë.

Historiani Jusuf Buxhovi i pyetur nga Gazeta Express lidhur me këtë çështje është shprehur se kjo nuk është asgjë e re duke e pasur parasysh kursin e qeverisë Rama në raport me Kosovën.

“Asgjë e re dhe e jashtëzakonshme nëse kihet parasysh kursi i Tiranës zyrtare, veçmas qeverisë Rama, viteve të fundit në raport me Kosovën, ku bie në sy përpjekja që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të saj”, ka thënë Buxhovi.

Duke komentuar më tej skandalin e fundit të kryeministrit të Shqipërisë me hartën e Kosovës brenda territorit të Serbisë, Buxhovi tha se nuk duhet të përjashtohet mundësia që Edi Rama të shpallet persona non ngrata në Kosovë.

“Veprimi më i ri i Ramës, duhet parë si pjesë e komplotit politik kundër shtetit të Kosovës për interesat serbo-ruse në rajon, që nga politika e Kosovës duhet ndalur sa më parë dhe me të gjitha mjetet pa përjashtuar mundësinë që ai të shpallet persona non grata”, ka thënë Buxhovi.

Ai tha se Edi Rama u mundua që me anë të “pajtimit historik shqiptarë-serb” mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi tentuan ndarjen e Kosovës.

“Përpjekjet e Ramës u panë gjatë vitit të fundit, me ç’rast, i ashtuquajturi “pajtim historik shqiptar-serb” për gjoja normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit mbi parimin e njohjeve të ndërsjella si shtete të pavarura, u instrumentalizua për ndarjen e Kosovës me Serbinë, që nuk paraqet tjetër pos përpjekje për krijimin e Serbisë së madhe në dëm të çështjes shqiptare. Është për keqardhje që në këto pazare është përfshirë edhe presidenti i Kosovës, i cili është dashtë të ndalet politikisht dhe penalisht nga kjo tregti me shtetin e Kosovës”, u shpreh Buxhovi

Buxhovi tha se duhet mobilizim i gjithmbarshëm që t’u mbyllet mundësia Tiranës dhe Beogradit që të bëjnë pazar me shtetin e Kosovës, shkruna, GazetaExpress.

“Ky veprim, po ashtu, duhet ta sjell te një mobilizim i gjithmbarshëm në Kosovë në planin shoqëror, politik dhe intelektual, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga atentatet që po i përgatiten nga jashtë dhe nga brenda dhe në përputhje me këtë ta rishqyrtojë edhe diskursin e deritanishëm të bashkimit kombëtar si ideologji e shekullit të kaluat drejt transformimit te unioni i shteteve shqiptare në BE, me çka u mbyllet udha mundësive që Tirana dhe Beogradi ta qesin në pazar shtetin e Kosovës”, ka thënë Buxhovi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...