Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mandatoi liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.
Duke reaguar pas nxjerrjes së dekretit, kreu i shtetit u shpreh se, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur krijimin e institucioneve.
"Koha po kalon, prandaj unë si presidenti e kam nënshkruar nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër. Ai nominim është ende në tavolinën time të punës. Prandaj që shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë që zoti Kurti të reflektojë në kuptimin e pranimit", është shprehur Thaçi.
Sipas tij, ai do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndonëse shtoi se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që të hedhë hapin e parë, ose të deklarojë refuzimin e mandatit për udhëheqjen e qeverisë.
Prej më shumë se 3 muajsh, dy partitë kryesore të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re. /SYRI.net
© SYRI.net