Grenell jep mesazhin e Trumpit/ Marrëveshje sa më të shpejtë Kosovë-Serbi

E mërkurë, 22 Janar 2020 22:31

Ambasadori amerikan, Richard Grenell tha se presidenti Donald Trump është shumë i interesuar që të ketë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të ketë edhe një zhvillim ekonomik për të dyja vendet.

Ai tha se kjo është e domosdoshme pasi që Kosova dhe Serbia kanë çështje të pazgjidhura politike dhe së pari duhet të zgjidhen këto çështje që të ketë mirëqenie dhe të ketë një ekonomi të lirë.

“Presidenti Trump është i interesuar për të arritur marrëveshje e cila do të ishte e mirë për të dyja vendet Kosovën dhe Serbinë dhe e cila do të ishte në interes të qytetarëve dhe e cila do të sillte të mira ekonomike. Kosova dhe Serbia kanë çështje të pazgjidhura politike dhe së pari duhet të zgjidhen këto çështje që të ketë mirëqenie dhe të ketë një ekonomi të lirë”, tha Grenell.

 
 

“Presidenti Trump nuk dëshiron që të kthehet mbrapa, ne dëshirojmë të arrijmë progres që Serbia dhe Kosova duhet të fokusohen tek njerëzit. Ajo që Trump është i fokusuar, duhet të ju jepni të mira materiale njerëzve atë që ata edhe e meritojnë, njerëzit e meritojnë të kenë punë dhe një të ardhme më të mirë. Dhe ajo që dua të bëj unë është që të i shtyjë liderët e të dyja vendeve të bëjnë këto dhe kjo është ajo që ne kemi nevojë, ne kemi nevojë për marrëveshje ekonomike”, tha Grenell.

 

Grenell nesër do të takohet me partitë politike për të biseduar rreth krijimit të institucioneve.

Ai gjithashtu nga Kosova do të udhëtojë për në Serbi ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentn serb Aleksandar Vuçiq.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 23:35
Login to post comments