Qeveria e re në Kosovë, Albin Kurti kërkesë Kuvendit për votim

E Enjte, 30 Janar 2020 19:33

Edhe pesë ditë nga afati kushtetues për qeverinë e re të Kosovës, por pa arritur ende koalicionin Albin Kurti, i mandatuari për kryeministër i ka bërë kërkesë Kuvendit për votim. Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet më 3 shkurt


Pavarësisht se nuk ka rënë dakort ende me Isa Mustafën, Kuvendi duket se do të votojë përbërjen e qeverisë së re edhe pse nuk dihet se nga cilët do të përbëhet pasi janë 12 ministri kur zyrtarisht Kurti ka vetëm 4 emra për to.

 
 

Ndërkohë nuk dihet edhe nëse do të votohet krijimi i qeverisë së re apo jo në Kuvend pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vetëm 26,270% të tij nëse shkon pa koalicion.

Por nesër Kurti do të mbledhë Kryesinë e LVV dhe do të zbardhen edhe më shumë detaje.

Login to post comments