Kur dukej se Kosova po shkonte drejt votimit të qeverisë së re në Kuvend, ngjarjet kanë ndryshuar rrjedhë. Vjosa Osmani është përplasur me krerët e partisë së saj LDK për ndarjen e posteve qeveritare.
Sipas asaj që raporton Gazeta Express, Vjosa Osmani kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut.
Ajo ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit.
Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët e LDK-së kishin thënë se Vjosa Osmani do të zgjedhë pozicionin që dëshiron. Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit, duket që ky premtim nuk është mbajtur.
Emrat e ministrave nga LDK:
Agim Veliu propozohet për Ministër i Punëve të Brendshme.
Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport.
Besian Mustafa, Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku, Ministër i Infrastrukturës dhe Planifikimit.
Ministrat nga VV:
Haki Abazi për zv.kryeminister i dytë.
Albulena Haxhiu e propozuar per ministre Drejtesie.
Ministër i Punëve të Jashtme ishte propozuar Blerim Reka, pritet të zëvendësohet nga Glauk Konjufca.
Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.
Për Ministër të Ekonomisë Kurti ka propozuar Rozeta Hajdarin.
Arben Vitia është propozuar si Ministër i Shëndetësisë dhe Sportit.