Albin Kurti kryeministri i Kosovës, Kuvendi miraton me 86 vota pro qeverinë e re

Hënë, 03 February 2020 18:31

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot me 86 vota pro Qeverinë e re, me kryeministër Albin Kurtin, e që do të ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

Qeveria e re është rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas më shumë se dy muajsh nga certifikimi i rezultateve.

Sipas kësaj marrëveshje LVV do ta ketë pozitën e kryeministrit dhe gjashtë ministri dhe zëvendëskryeministrin e dytë, ndërkaq LDK do të ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe gjashtë ministri. Minoritetet do të kenë tri ministri. Për pozitën e presidentit do të diskutohet në kohën kur pritet zgjedhja e presidentit.

Këta janë emrat e ministrave e qeverisë së re:

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami –  Ministre për Arsim

Agim Veliu –  Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.

Login to post comments