Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar qeverinë e re të formuar sot pas votimit në Kuvend dhe ka thënë se do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për të ndihmuar Kosovën.
Ai thotë se do të punojë pa përjashtim me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie paqësore shtetet fqinje.
STATUSI I AMBASADORIT TË SHBA NË KOSOVË PHILIP KOSNETT
Urime për formimin e qeverisë së re. Unë shoh përpara për të punuar me të gjitha institucionet, partitë dhe shoqërinë civile të Kosovës për të forcuar drejtësinë, prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovën të forcojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.